Kurbin, gjendet ngarkesa 1.4 tonë kanabis e gatshme për tu trafikuar në Itali

12
Kliko per me shume info

Gjendet nje sasi e madhe prej 1 ton e 450 kg kanabis në afërsi të fshatit Gotull të Kurbinit.

Lenda narkotike u gjet rreth 700-800 metra larg vendit ku ra avioni në Ishëm pak muaj më parë. Deri më tani nuk dihen detaje, nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Kliko per me shume info

Droga ishte vendosur në gomone, e paketuar dhe do të transportohej me skaf drejt Italisë. Sasia në fjalë është sekuestruar nga policia e Kurbinit.

Sakaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe disa bidona me benzinë. “Operacioni i parë i koduar “Adriatik” është zhvilluar në grykëdredhjen e lumit Ishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin. Si rezultat i këtij operacioni është sekuestruar një gomone dhe një sasi lëndë narkotike me peshë rreth 1 ton e 450 kg Cannabis Sativa.”, thuhet në njoftimin e policisë


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here