Kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe, protesta masive në Maqedoni

Kosovë&Rajon

Në Shkup vazhdojnë protesta masive kundër marrëveshjes së arritur mes BDI¬së dhe LSDM¬së, sipas së cilës gjuha shqipe do të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend.

Protestat filluan pasi lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, i dorëzojë firmat e deputetëve të tre partive shqiptare presidentit të Maqedonisë, duke treguar se ka mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re gjatë muajit të mars. Partitë shqiptare i dhanë mbështetjen e tyre, Zaevit për qeverinë e koalicionit,vetëm pasi mes tyre u arrit një marrëveshje për ligjin që mbështet përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni, shkruan shqiptarja.com.

Protestuesit kanë marshuar pa incidente nga godina e qeverisë drejt asaj të parlamentit, duke kënduar himnin dhe duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Jo përdorimit të shumë gjuhëve” dhe “Kjo është vija jonë e Kuqe”.

ME TE LEXUARAT