Parashikimi i motit për të shtunën, meterologët: Kthjellët por ftohtë

Kliko per me shume info

Sipas meterologeve zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga mot i kthjellet e vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dukshme do te paraqitet moti për zonat malore lindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës parashikohet qe të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë.

Kliko per me shume info

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjellë ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi Lindor, për pasojë në brigjet detare, kryesisht ato Joniane do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen të jenë:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 2/13 diell
Kukës 0/6 re l
Lezhë 4/16 diell
Dibër -3/8 re diell
Durrës 5/17 diell
Tiranë 8/18 diell
Elbasan 4/16 diell
Berat 4/18 diell
Vlorë 8/16 diell re
Korcë 0/5 re
Gjirokastër 4/16 diell re
Sarandë 6/17 diell re

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here