Kthimi masiv, Greqia dëbon 503 shqiptarë

Aktualitet

10.129 shqiptarë janë dëbuar për vitin 2016. Edhe ky vit ka filluar me kthimin e shqiptarëve të paligjshëm, të cilët përbëjnë numrin më të madh të të kthyerve me forcë për në vendin e tyre.

Sipas planit për trajtimin e migracionit të parregullt, autoritetet greke kanë kthyer me forcë 1,149 huaj të kombësive të ndryshme për muajin e janar. Bëhet fjalë për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm të ardhur nga vendet e treta në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri më i madh i të kthyerve për muajin janar të 2017: - Shqipërinë 503 persona. - Pakistani 159 - Iraku 149 - Algjeri 64 - Gjeorgjia 37 - Afganistani 29 - Iran 24 - Maroku 23 persona shkruan Shekulli. Theksohet se një vit më parë (2016) numri total i të kthyerve në vendet e tyre ishte 19.151 klandestin, nga ku 10.129 ishin shqiptarë.

ME TE LEXUARAT