QSUT/ E reja denoncon kryeinfermierin: Kishte lënë derën hapur, i dola nga dritarja dhe c’të shihje!

Kliko per me shume info

Një vajzë e re ka shkruar në adresën e JOQ teksa ka treguar rastin me të cilin është hasur ndërsa ka shkuar në urgjencën kirurgjikale në QSUT.

Ajo thotë se po prisnin për t’u mjekuar, kur i lajmëruan se kryeinfermieri ishte “shumë i zënë”. Vajza nuk nguroi, por shkoi për të vërtetuar vetë gjithçka që po ndodhte.

Kliko per me shume info

“Ndërsa prisnin për tu mjekuar në urgjencën kirurgjikale na thanë që kryeinfermieri ishte shumë i zënë dhe vërtetë ishte shumë “i zënë” . Fotoja besoj flet vetë. Shëndeti i pacientit pak rëndësi ka. Ajo që është vërtetë e rëndësishme është të fitojë lojën zotëria. Kjo është “rilindja” e shëndetësisë”, – shkruan vajza.

Ajo shton se ishin duke pritur që kryeinfermieri të shkonte tek dhoma e mjekimit ndërkohë që ai po vonohej.

“Harroi që kishte lënë derën hapur. E vura re këtë gjë dhe dola nga dritarja jashtë e i bëra foto zotërisë qe as nuk begeniste për të ardhur pa i mbaruar loja. Në ambientet brenda kanë filluar t’u bëjnë presion kujtdo që mban telefon në dorë nga frika e fotove apo video”, – janë fjalët e të resë që iu desh të përballej me këtë gjendje të mjeruar në spitalet tona.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here