Krimi i pasionit në Fier, ja si u varrosën dy viktimat, kishin lidhje intime

Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Shën Pjetër të Fierit, ku u gjetën të vdekur brenda një makine Drini Derveni, 35 vjeç dhe Ermira Arapi 20 vjeç, ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sipas policisë, 29-vjeçarja është vrarë nga 35-vjeçari, i cili më pas ka vrarë edhe veten. Policia e Fierit e cilëson krim pasioni, pasi të dy personat prej disa muajsh kishin lidhje intime me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy ishin të martuar. 35-vjeçari nga Fieri kishte 2 fëmijë, ndërsa 29-vjeçarja nga Ngurëza e Lushnjes, e martuar në fshatin Çlirim, kishte një vajzë, ndërkohë që bashkëshorti i saj është emigrant në Greqi.

Trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në fshatin e lindjes për të kryer ritet e ceremonisë mortore.

ME TE LEXUARAT