Krimi në Pogradec, babai: Dikush i vrau burrë e grua, nuk janë vetëvrarë

Aktualitet

Burrë e grua Torra në Velçan të Pogradecit mund të jenë vrarë nga një person i tretë.  Babai i viktimës Erzen Torra, ka ngritur dyshimet e tij para hetuesve të ngjarjes.

Avni Torra ka thënë se djali i tij Erzeni nuk është vrarë nga bashkëshortja Fatbardha e cila më pas ka pirë helm.

Sipas tij burrë e grua nuk kanë patur kurrë probleme, ndaj autorë të krimit janë persona të tjerë. Kurse Fatbardha do të jetë vetëhelmuar me bar miu pasi ka gjetur burrin e vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët i kanë kërkuar policisë të thellojë hetimet për të hedhur dritë mbi motivet e vrasjes së 26 vjeçarit.

Megjithë pretendimet e Torres, Policia e Pogradecit duket e bindur në versionin e saj që 26 vjeçari u vra me dru pas koke nga gruaja e tij.

Shkak sipas hetuesve mbetet konflikti për konsumimin e alkoolit.

ME TE LEXUARAT