Krimi në familje, humb jetën në spital albanologu, u qëllua me thikë nga ish-kunati

Nje albanolog ka humbur jeten pasi eshte qelluar me thike nga ish kunati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së enjte, ku Altin Kocaqi ka ndërruar jetën në Spitalin e Traumës, ku ndodhej që prej 23 Dhjetorit të vitit që lam pas.

Sipas policise, 47 – vjeçari ishte një prej tre personave që atë të premte Dhjetori u plagos me thikë nga Marjan Levanti, 37 – vjeçarit i cili ndodhet aktualisht në burg.

Ndarja me bashkëshorten, Elena Kocaqi, bëri që 37 – vjeçari të shkonte në shtëpinë e prindërve të saj dhe të plagoste vjehrrin Ferit Kocaqi, vjehrrën Qanie Kocaqi dhe kunatin Altin Kocaqi, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Marjan Levanti dhe ish – bashkëshortja Elena Kocaqi kane dy fëmijë. Levanti fajësonte pikërisht familjen e ish – bashkëshortes për ndarjen, për këtë arsye më 23 Dhjetor ai vajti në shtëpinë e tyre dhe pas një zënke kreu edhe aktin e rëndë.

I ndjeri Altin Kocaqi, me profesion albanolog, ditët e fundit mësohet se kishte patur komplikacione shëndetësore dhe iu ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitja e 3.2 milionë USD në rrugën e Rinasit, Apeli lë në burg tre policët privatë

Gykata e Apelit ka lënë në burg tre efektivët e policisë private ...