Krimi horror, burri shkon në polici me kokën e prerë të gruas...

Bota

Një burrë xheloz ia preu bashkëshortes kokën me sëpatë dhe më pas e futi në një qese dhe ia çoi policisë.

Ngjarja makabre ndodhi në një fshat në lindje të Indisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brutal Bhubhan Mardi, 38 – vjeç akuzohet se e vrau gruan e tij Charumani Mardi të dielën e shkuar pas një zënke, pasi ai dyshonte se gruaja e tradhëtonte.

Policia lokale deklaroi se ai mbërriti në polici më kokën e saj në qese sëbashku me armën e krimit dhe u dorëzua.

Trupi i gruas u gjet në një fushë pranë shtëpisë së çiftit. Policia pritet të përcaktojë motivin pas kësaj vrasjeje, por sipas hetimeve paraprake Mardi dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje jashtë martesore me një tjetër burrë.

Fqinjët thanë se çifti kishte patur zënka të vazhdueshme përgjatë javëve të fundit.klan

ME TE LEXUARAT