I riu që shihni në foto është 31-vjeçari Drini Dervini, i cili në rrethana ende të paqarta vrau të dashurën e tij me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore dhe më pas veten.
Dervini, i martuar dhe me dy fëmijë, jetonte në Fier ku kishte edhe një biznes. Ndërkohë, edhe Ermira Arapi kishte në Fier një dyqan perdesh, ndërsa burri jetonte bashkë me vajzën e tyre 5 vjeçe në Greqi. Ndërsa e reja jetonte bashkë me prindërit në Fermë Çlirim të Fierit.
Drini Derveni ishte i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish-deputete e LSI. Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje raportohet se një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë.
Sipas hetuesve të çështjes, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.
Megjithatë ekspertët të kriminalistikës thonë se një përfundim i tillë është i parakohshëm dhe se gjasat për një krim të dyfishtë janë shumë të mëdha, po të marrim parasysh edhe faktin që dy viktimat prej disa kohësh kishin një lidhje jashtëmartesore.news24