Krimbat po shkatërrojnë të mbjellat në Afrikë, shkencëtarët paralajmërojnë: Rrezikon të mbërrijë dhe në Mesdhe

Bota

Një lajm i keq vjen nga Afrika, ku mësohet se po shkatërrohen të mbjellat me misër në mënyrë tepër të shpejtë në të gjithë Afrikën për shkak të krimbave. Shkencëtarët kanë bërë thirrje për një ndërhyrje urgjente për të parandaluar këtë gjë. Përhapja e këtij krimbi përbën një kërcënim të madh për sigurinë ushqimore por dhe për tregtinë bujqësore paralajmëron Qëndra Ndërkombëtare e Bioshkencës dhe Bujqësisë.

Ajo thotë se jeta e fermerëve po rrezikohet dhe larva kërcënon të arrijë dhe në Azi dhe në Mesdhe.

Organizata e Bujqësisë dhe e Ushqimit planifikon bisedime urgjente lidhur me këtë çështje

Shkencëtarët e quajnë ushtria e krimbave pasi ajo shkatërron të gjithë misrin nëse e prek, dhe përherë të parë është evidentuar në Afrikë vitin e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mattheë Cock, kryetarja e kabinetit të shkencëtarëve thotë: “Pushtimi i kësaj specie është tepër serioze dhe po përhapet në mënyrë të shpejtë në Afrikë dhe ka potencial të përhapet dhe në Azi”

“Duhet të ndërmerren veprime urgjente për të parandaluar shkatërrimin e kulturave bujqësore dhe jetesën e fermerëve”

Shkencëtarët mendojnë se larva ose vezët e saj kanë mbërritur në kontinet përmes produkteve të importit.

Pasi vendosen në një zonë, insektet e rritura mund të fluturojnë në distanca të gjata dhe të përhapen në mënyrë të shpejtë

Shkencëtarët thonë se ushtria e krimbave tashmë është konfirmuar se ndodhet në Afrikën perëndimore dhe mendohet se është prezente dhe në jug dhe lindje të kontinentit.

“Mundësia është që kjo larvë të jetë atje për pak kohë dhe ka shkaktuar shumë dëme të mëdha” tha ajo për BBC

FAO pritet të mbajë një takim emergjent në Harare, mes 14- 16 shkurtit për të ndërmarrë një përgjigje ndaj kërcënimit të ushtrisë së krimbave

Zambia ka përdorur avionë ushtrie për të shpërndarë pesticide nëpër fushat e infektuara

ME TE LEXUARAT