Krim e pasion në Durrës, babai i thotë “burgut hapu”, e bija martohet me rrëmbyesin

Kliko per me shume info

Historia e dashurisë e një 16-vjeçareje nga Sukthi tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, për shkak të një plagosje që prodhoi. Bëhet fjalë për Gazie Kazijan, vajzën që vendosi të “arratisej” nga shtëpia për të jetuar me djalin që e njohu në Facebook, veprim i cili shkaktoi irritimin e të atit, që në kërkim të gjurmëve të vajzës, plagosi taksistin që e kishte shoqëruar natën kur u arratis.

Por sot, kur ka kaluar gati një vit, “Durrës Lajme” mëson se vajza nuk është kthyer në shtëpi, madje bashkë bashkëjeton dhe ka plane të martohet me rrëmbyesin. Ndërkaq “Durrës Lajme” bën me dije se policia ka arrestuar sot edhe babain e saj, i shpallur në kërkim 8 muaj më parë.

Kliko per me shume info

Të njëjtat burime theksuan se Kazija ka mbajtur kontakte gjatë kësaj periudhe me familjarët e saj, ndërsa babai pas arrestimit të sotëm do të përballet me drejtësinë nën akuzën e dy veprave penale: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NGJARJA
Policia e Durrësit ndaloi shtetasin 26 maj të 2016-s Destan Kazija 46 vjeç, banues në Sukth i Ri, i cili ka tentuar të vrasë me thikë 33-vjeçarin V.Z. Burime nga policia thanë se gjithçka ka ndodhur pasi 16-vjeçarja Gazie Kazija, nxënëse e vitit të parë në gjimnaz, u largua nga familja natën e 17 majit. Ajo kishte lënë një shënim në shtëpi, në të cilin shkruante se po largohej me të dashurin që kishte njohur në “Facebook”.

Forcat e policisë u vunë në ndjekje të vajzës dhe gjithashtu identifikuan dhe djalin me të cilin dyshohej se ajo ishte arratisur nga shtëpia, por adoleshentja, pas 12 ditësh zhdukjeje, në datën 30 maj vendosi të vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Por para se të ndodhte vetëdorëzimi i saj, babai i Gazies ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur taksistin që kishte shoqëruar natën e arratisë adoleshenten dhe të dashurin e saj. 33-vjeçari ishte banor i zonës dhe kur babai Destan Kazija e mësoi këtë lajm, shkoi për ta vrarë atë. Fatmirësisht tentativa për vrasje dështoi, megjithëse ai mbeti i plagosur rëndë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here