Grabitja në rrugën e Rinasit, deputeti i PS-së me kërkesë të çuditshme për Saimir Tahirin

2
Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta në një reagim lidhur me grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit,  i është drejtuar me një kërkesë të cudishtme ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Kosta thotë se Policia duhet të padisë bankën për dënimin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.

Reagimi i Kostës:
Kërkesë: kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit;
Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!

Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo !

Unë prononcohem dhe si kompani private,kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona)masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!!

Pronari I këtyre parave (banka)nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.

Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here