Konfliktet e pronësisë/ Një ditë më parë tentoi të hidhet nga pallati, gruaja kërcënon: Do të vetëdigjem me benzinë

Konflikti i pronësisë i bërë public disa ditë më parë mbetet ende i ndezur, ku Enkelejda Ahmetaj që një ditë më parë kërcënoi me hedhje nga pallati, kërcënon se do të vetëdigjet me benzinë.
Ahmetaj: Nuk e dua më jetën. Kam marrë fund. Do marr bidonin me benzinë dhe këtu dhe veten do ta djeg. Kam edhe dy fëmijë të sëmurë në shtëpi. Nuk pyes më fare për asnjë.
Familja Ahmetaj pretendon se ka një hapësirë prej mbi 3000 m2, sipas kontratës noteriale tokën e ka lënë në dispozicion të një firme ndërtimi, me qëllim që të përfitonte ndërtimi i objektit 37% të sipërfaqes.
Ahmetaj: Pronari i tokës jam unë. Kur erdhi ndërtuesi kemi bërë një kontratë. Ne i thamë përgjigju kontratës. Jo nuk i përgjigjem.
Familja Ahmetaj ka njoftuar policinë pas konfliktit të punonjësit që po kryejnë ndërtimin, ndërsa një palë tjetër, pretendojnë se në vitin 1992 kanë blerë tokë në këtë truall.
Fiqiri Sorra, pretendues: Nuk e di çfarë pretendon. Tokën e ka shitur. Prokuroria në vepron.
Palët i bëjnë thirrje prokurorisë të hetoj çështjen në fjalë me qëllim parandalimin e konflikteve të mundshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...