Konferencë për shtyp mbi konfliktin Llalla- Lu, ja kë mbështet Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar për herë të herë të parë publikisht për përplasjet mes Ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Gjithashtu ai sqaron akuzat e Lu lidhur me listën e kandidatëve të prokurorisë për KED se janë zgjedhur pa transparencë.
Sipas Metës, Kuvendi ka kërkuar sqarime shtesë dhe ka arritur në përfundimin se Prokuroria ka zbatuar plotësisht Kushtetutën kur ka zgjedhur përfaqësuesit e saj në KED.
“Kandidatët e përcjellë plotësojnë kriteret dhe kushtet ligjore siç ka vendosur Kuvendi i Shqipërisë”,- tha Meta.

Ndërsa në lidhje me akuzës se prokuroria ka shmangur konkurencën dhe transparencën për kandidimin e prokurorëve të sistemi, Meta tha se: “Nuk ka pasur asnjë prokuror që të ketë përfunduar shkollën e Magjistraturës që të plotësonte këtë kusht, si edhe në Prokurori të Apelit, të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë me asistencën e OPDAT dhe Euralius. Nuk ka pasur ulje në detyrë të asnjë prokurori. Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar në mënyrë korrekte Kushtetutën dhe ligjin”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dekriminalizimi, zbulohet deputeti shqiptar me dhjetë emra në Itali

Zbulohet arsyet pse Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin ...