Komisioni për CEZ, ‘’shpërthen’’ Shkëlzen Berisha: Teatër politik. Padi penale në gjykatë për shpifjet ndaj meje

Shkelzen Berisha është paraqitur sërish pasditen e sotme në Komisionin Hetimor për CEZ ku ka paraqitur një kërkesë që deputeti socialist Taulant Balla të mos jetë kryetar i këtij Komisioni. Kërkesa e tij është hedhur poshtë, dhe duke mos bërë betimin, u mbyll edhe mbledhja e sotme e Komisionit.
Pas përfundimit të seancës, Shkëlzen Berisha në një deklaratë për mediat, ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje. Teksa i quan zhvillimet në këtë komision si qesharake dhe teatër politik, Berisha tha se akuzat ndaj tij janë të sajuara.

Shkëlzen Berisha u shpreh se lidhur me këto akuza ai ngritur padi penale në Gjykatë, duke u shprehur se nëse anëtarët e komisionit kanë prova kundër tij, t’i paraqesin ato në Gjykatë.

Kliko per me shume info

“Ajo që po ndodh lart është qesharake. Një kryetar që është i dënuar, përmend Kodin e Procedurës penale vetëm për dëshmitarin. Sikur ky kod të mos ekzistojë për anëtarët e komisionit. Unë dorëzova një kërkese për largimin e tij nga komisioni, por ati tha kjo kërkesë është hedhur poshtë. Ndërkohë që kjo kërkesë u dorëzua për herë të parë. Kjo është qesharake. Unë kam ardhur gjithmonë këtu dhe kam zbatuar ligjin, pavarësisht gjithë teatrit politik që këta po bëjnë. Unë nuk kam lidhje me personat e përmendur. Nuk kam qenë askund me ta. Dhe nuk më lidh asgjë me ta. Unë nuk do ta lë me kaq.

Kam ngritur padi penale në gjykatë. E gjitha kjo po ndodh për shkak të një shpifësi. Kam zgjedhur rrugën ligjore për t’iu shkëputur këtij teatri politik. Unë nuk e kam problemin për të bërë dëshmi, dhe për këtë po shkoj në gjykatë. Nuk mund të jap dëshminë time përballë një personi që është në konflikt interesi. Jo vetëm se ka patur gjyq me mua, por ai vazhdon shpif nëpër media. Këta që janë këtu mund të vijnë t’i bashkëngjiten procesit gjyqësor, dhe le të sjellin aty provat që kanë”, u shpreh Shkëlzen Berisha.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Shkëlzen Berisha pranoi se do të paraqitet në mbledhjen e Komisionit Hetimor për CEZ sa herë të jetë e nevojshme.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here