Kokainë me vlerë 1 mln euro, kapet në Itali shqiptari. Mediat: Gjeniale si e kishte fshehur

42
Kliko per me shume info

Trafikimi i një sasie të madhe droge është buluar dje nga agjentët e Policisë së Shtetit, gjatë një kontrolli të nisur nga policia rrugore në pjesën perëndimore të Romës.

Ngarkesa prej 6 kg kokainë e pastër me një vlerë në treg mbi 1 milion euro janë zbuluar në brendësi të një makine “Opel Astra”, në një vend të bërë enkas nën tapiceri. 5 pako me nga 1150 gram të mbështjella me celefon transparent.

Kliko per me shume info

Kokaina sipas policisë ishte e cilësisë së parë, shumë e pastër.

Nga ana tjeter, hetuesit kane thene se ka qene gjenial sistemi i veçantë i sigurisë që korrieri kishte ideuar për mallin e tij të çmuar, shkruajnë mediat italiane.

Ndarja e fshehtë në fakt, jo vetëm që ishte kamufluar nën tapiceri, por ishte edhe e mbrojtur nga një pllakë metalike e salduar.

Policia italiane arrestoi shoferin e makinës, një 41-vjeçar shqiptar me iniciale D.E.M., i cili është dërguar në burgun e Civitavecchia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here