Kodheli, letër NATO-s: Zhvillimet në kufi të Kosovës nxisin konflikt

Kosovë&Rajon

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.

Kodheli dhe Krstičević, në letrën e tyre, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, ministrat e dy vendeve kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

"Ministrat Kodheli dhe Krstičević e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.”- thuhet ndër të tjera në letrën e ministrave të dy vendeve.

ME TE LEXUARAT