KLD nis hetimin ndaj gjyqtarëve që i dhanë pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi”

Kliko per me shume info

Nje dite pas vendimit, Inspektorati i Këshillit i Lartë të Drejtësisë njoftoi të martën se ka nisur hetimin për shkelje disiplinore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë, të cilët shpallën të pafajshëm grupin e ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Në një njoftim për shtyp, KLD njoftoi se hetimi kishte nisur me kërkesë të Presidentit të Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kliko per me shume info

“Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes…u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale,” thuhet në deklaratë për shtyp.

Vendimi erdhi një ditë pasi pesë gjyqtarët shpallën të pafajshëm 11 anëtarët e “Hakmarrjes Për drejtësi”, për rreth 17 akuza penale, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur rreth 20 vjet.

Inspektoriati do të hetojë nëse gjyqtarët “haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë ose dashjes” apo “në mënyrë të pajustifikuar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor.”

Për këtë qëllim do të merren kopje të akteve që dokumentojnë rezultatet e hetimit, të administrohen regjistrimet audio të seancave gjyqësore, vendimi gjyqësor përfundimtar, si dhe të merren shpjegime nga gjyqtarët, sekretarja gjyqësore, prokurori i çështjes, kryetari i gjykatës, si dhe çdo subjekt tjetër që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here