Kina po prodhon super-kompiuterin e vitit 2020

Teknologji

Superkompjuteri "Tienhi-3" prodhimi i së cilës ka filluar në Qendrën Kombëtare të Super Kompjuterit në qytetin Tiencin, do të jetë 10 herë më i shpejtë se "Sunway-TaihuLight".

Kina njoftoi se ka filluar prodhimin e një kompjuteri që është më i shpejtë se kompjuteri i cili e posedon rekordin si super kompjuteri i botës "Sunway TaihuLight".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gazetës "China Daily", superkompjuteri "Tienhi-3" prodhimi i së cilës ka filluar në Qendrën Kombëtare të Super Kompjuterit në qytetin Tiencin, do të jetë 10 herë më i shpejtë se "Sunway-TaihuLight" gjithashtu prodhim i Kinës.

Zyrtari i projektit, Ming Shiangfey, tha se, prototipi i "Tienhi-3" planifikohet të përfundohet në fillim të vitit të ri të ardhshëm, ndërsa ky superkompjuter do të ketë një kapacitet të procesimit prej një kuintilion në sekondë.

Nga procesori e deri në sistemin operativ të "Tienhi-3", gjithcka do të jenë prodhim vendas dhe se do të shërbejë me kapacitet të plotë para vitit 2020.

Superkompjuteri "Tienhi-3" do të japë kontribut të rëndësishëm në kërkimet shkencore, ndërsa do të luaj rol të rëndësishëm me simulacionet e tërmetit dhe luftën kundër sëmundjeve epidemike.

"Sunway-TaihuLight" në klasifikimin e super kompjuterëve të bërë në muajin qershor të vitit të kaluar, kishte tejkaluar një kompjuter tjetër prodhimi i Kinës "Tienhi-2", e cila me kapacitet të procesimit me 125 mijë e 436 petaflop në sekondë ishte zgjedhur 6 herë kompjuteri më i shpejtë i botës.

Procesorët e kompjuterit "Sunway-TaihuLight" ishin prodhim vendas.

ME TE LEXUARAT