Fshihej nga diktatori, vëllai i Kim Jong-un vritet me gjilpëra të helmuara

Kliko per me shume info

Vëllai i diktatorit të Koresë së Veriut është vrarë në një aeroport në Malajzi, tha të martën agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Një burim anonim nga qeveria e Koresë së Jugut i tha Reuters-it se Kim Jong-nam besohet të jetë vrarë me “gjilpëra të helmuara” nga dy agjente femra të paidentifikuara.

Kliko per me shume info

Të dyshuarat arritën të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa policia e Malajzisë beson se Koreja e Veriut është pas ngjarjes së rëndë.

Jong-nam u arratis nga vendi pasi gjysmë-vëllai i tij, diktatori Kim Jong-un ekzekutoi xhaxhanë Jang Song-thaek në dhjetor 2013.

45-vjeçari Kim Jong-nam ishte djali më i madh i ish-liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-il. Ai i kishte mbijetuar një tentative për vrasje në Macau në vitin 2011.

Jong-nam fillimisht shikohej si personi favorit për të trashëguar pushtetin në shtetin komunist, por figura e tij ra pasi u arrestua teksa përpiqej të hynte në Japoni me një pasaportë false, së bashku me dy gra dhe një fëmijë.

Ai tha se kishte dashur të vizitonte “Disneyland”. Nëse konfirmohet zyrtarisht, vrasja e tij do të përbënte vdekjen e profilit më të lartë nën regjimin e Kim Jon-un që prej ekzekutimit të Jang Song-thaek.

Kim Jong-nam lindi nga lidhja pa martesë e liderit të Koresë së Veriut me Sung Hae-rim, një aktore e lindur në Korenë e Jugut dhe që vdiq në Moskë.klan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here