Këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën Trump dorëhiqet

17
Kliko per me shume info

Michael Flynn, Këshilltari i sigurisë kombëtare ka dhënë dorëheqjen pas njoftimeve se ai nuk u kishte treguar të vërtetën zyrtarëve të administratës Trump rreth kontakteve të tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington.
Dorëheqja e zotit Flynn, kur administrata Trump ka më pak se një muaj që ka filluar nga puna, shënon një tronditje të pazakontë në ekipin e lartë të këshilltarëve të presidentit.
Flynn ishte mbështetës besnik i zotit Trump gjatë gjithë fushatës, por lidhjet e tij me Rusinë shkaktuan shqetësim mes bashkëpunëtorëve të tjerë të lartë.
Gjenerali Keith Kellog është emëruar për të shërbyer si këshilltar në detyrë i sigurisë kombëtare.
Flynn fillimisht u tha këshilltarëve të zotit Trump se me ambasadorin rus nuk kishte diskutuar për sanksionet. Nënpresidenti Mike Pence, me sa duket nisur nga informacionet e marra nga Flynn, dha garanci publike për këshilltarin e sigurisë kombëtare.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here