Një këshillë për amvisat, ja si t’i shkëlqeni rrobat në garderobën tuaj

Soft

Një lajm i mirë vjen për të gjithë amvisat. Nëse dëshironi që rrobave të bardha t’ia ktheni shkëlqimin e mëparshëm, mund ta bëni këtë në mënyrë natyrale me prodhimet të cilat nuk përmbajnë mjete kimike.

Ky tip i zbardhjes së rrobave posaçërisht është i përshtatshëm për rroba të fëmijëve, por edhe për gardërobën e personave të cilët kanë lëkurë të ndjeshme.

Është e njohur që limoni ka një përdorim të gjerë në kozmetikë, që zbardh njollat në lëkurë, apo për atë se sa mund të freskojë nëse e vendosni në gotë me pije, ose me të t’i jepni një shije sallatës…

Mirëpo, lëngu i limonit mundet që të përdoret edhe për zbardhimin natyral të rrobave, të cilat janë bërë me njolla, dhe pas një kohe marrin një nuancë të ngjyrës së verdhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumë thjeshtë, shtoni një të katërtën apo gjysmë gote të lëngut të limonit në rrobalarëse, në pjesën ku vendoset detergjenti, dhe do të mbeteni të kënaqura.

Rrobat mund t’i zhytni edhe në një legen me ujë të nxehtë në të cilin gjithashtu keni shtuar limon, gjegjësisht disa rriska limoni.

ME TE LEXUARAT