Keqtrajtohej nga burri dhe i plagos vëllanë, pranga shqiptarit në Itali

Aktualitet

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar pasi plagosi rëndë kunatin e tij me thikë, pasi ky i fundit tentoi të mbronte motrën.

Ngjarja ndodhi në Savona me protagoniste një familje shqiptare. Sipas mediave italiane, shqiptari K.S, 46-vjeç dhunonte prej kohesh gruan e tij, madje edhe në sy të vajzës dhe të fejuarit të tyre.

Në rastin e fundit të dhunës, gruaja nuk ka duruar më dhe ka dalë me vrap jashtë derës për të kërkuar ndihmë te vëllai i saj, që banonte pak më tutje.

Nga pas i kanë shkuar edhe vajza me të fejuarin. Gruaja i ka treguar vëllait për sherrin dhe se burri e rrihte dhe ai i nxehur ka dalë me rrëmbim të sqarohej me kunatin, raporton Panorama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por në mes të rrugës, kur janë përballur K.S ka pasur thikë në dorë dhe aty janë përleshur. Në përleshje e sipër, vëllai i gruas mbeti i plagosur dhe u transportua në spital. Kurse agresori, pas dëshmisë së gruas dhe familjarëve të tjerë duhet të përballet me drejtësinë.

ME TE LEXUARAT