Emrat e katër shqiptarëve që kërkohen për trafik droge, përdhunim, pengmarrje

Katër shqiptarë jane vendosur në listën e 59 personave të shpallur në kërkim nga policia e Kentit, qytet në jug të Anglisë.

Të kërkuarit akuzohen për vepra të rënda penale, që nga trafiku i drogës dhe qënieve njerëzore deri tek pengmarrje dhe përdhunim.

Personat e shpallur në kërkim konsiderohen si persona të rrezikshëm.

Policia e Kentit ka bërë publike emrat e tyre, fotografitë dhe veprat penale që kanë kryer, ndërsa vë në dispozicion dhe numrin e telefonit 0800 555111 për këdo që ka informacion rreth tyre, duke u garantuar dhe anonimat të plotë.

Shqiptarët në listën e të kërkuarve:

-Fesim Prendim i akuzuar për shpërndarje kokaine në Canterbury

-Florim Krasniqi, i akuzuar për pengmarrje në Dover

– Selami Sherifi, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë nën moshën 16 vjeç në Folkestone
– Ferbent Sakaj, i njohur edhe me emrin Giannis i akuzuar për trafik droge

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Identifikohen tre autorët e atentatit në Elbasan ku u plagos 38-vjeçari

Identifikohen tre autorët e dyshuar të atentatit me armë të mbrëmjes së ...