Grabitja e Qafë-Kasharit, kapen 4 nga gjashtë autorët, dy ish-komando, gjenden paratë

Kliko per me shume info

Policia e shtetit ka bere me dije se jane arrestuar kater nga gjashte autoret e akuzuar per grabitjen e 3.2 milione dollareve ne rrugen e aeroportit te Rinasit.

Lajmi eshte bere me dije nga policia e shtetit, nga e cila konfirmohets e eshte gjetur edhe nje sasi e parave te vjedhura me arme ne daten 9 shkurt 2017.

Kliko per me shume info

Policia ka thene se dy nga gjashte autoret e ngjarjes, jane ish efektiva te forcave Komando te ushtrise shqiptare.

Burime te policise se shtetit kane thene se jane gjetur gjate aksionit, edhe nje pjese e konsiderueshme e parave te grabitura.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako kanë shkuar me urgjencë në drejtorinë e policisë së Tiranës pas aksionit të zhvilluar sot në Vorë për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.

Burime të policisë së shtetit kanë thënë se drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj do të dalë në konferencë për median në lidhje me zbulimin e autorëve të grabitjes.

Mësohet se në ora 18.15 policia do të bëjë me dije rezultatet e operacionit të zhvilluar me qëllim kapjuen e autorëve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here