Kapja e grabitësve të Rinasit, Tahiri në policinë e Tiranës: Bravo cuna!

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një deklaratë për media pas konferencës së policisë për kapjen e grabitësve në rrugën Tiranë-Rinas.

Deklarata e ministrit Tahiri:

Kliko per me shume info

Unë besoj kjo është një ditë si gjithë të tjerat për policinë.

Përtej sulmeve, baltës e llumit që është hedhur kemi arritur të tregojmë se jemi në shërbim të qytetarëve.

Dua të falenderoj të gjithë efektivët që punuan në mënyrë të palodhur këto ditë.

Kisha ditë që ju thoja bëni durim, kisha të drejtë, falenderoj edhe qytetarët për bashkëpunimin.

Edhe skeptikët na kanë nxitur në punën tonë. I bëj thirrje atyre që sulmojnë policinë, se policia është në krye të detyrës.

Ata që janë kundër policisë, janë një pakicë që janë kundër vettingut, por janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve tek policia e shtetit.

Besoj se më mirëkuptoni kur them “bravo ccuna”, tha Tahiri./lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here