Kapja e 10 ton droge në Itali, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

Aktualitet

Policia shqiptare ka reaguar ne lidhje me lajmin per arrestimin e nje shtetasi shqiptar me 10 ton droge ne Ankona te Italise.

Ne nje deklarate per median, policia thekson se lajmi eshte i pavertete.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sqarim për mediat:

Në lidhje me një lajm të publikuar në median online, dhe konkretisht duke ju referuar një shkrimi të publikuar në një media të shkruar në Itali, se janë sekuestruar në Ankona 10 ton Cannabis që vinte nga Shqipëria si dhe është arrestuar drejtuesi i kamionit,

Ju sqarojmë se:

Lajmi është terësisht i pavërtetë. Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga autoritetet Italiane ligjzbatuese ku shprehet për sekuestrimin e kësaj sasie lënde narkotike dhe arrestimin e shtetasit shqiptar.

Policia e Shtetit ka komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim informacioni në kohe reale me autoritetet policore italiane të cilat kanë konfirmuar se lajmi është i pavërtetë .

Policia e Shtetit mbetet terësisht e hapur dhe e gatshme të ofrojë informacion zyrtar për cilindo që e kërkon atë.

ME TE LEXUARAT