Kapet me kanabis në xhepa, pranga lushnjarit në Kakavijë

Kliko per me shume info

Policia kufitare e Kakavijës ka kapur në flagrancë pas një kontrolli, një 30 vjeçar me kanabis në xhepa, duke e vënë në pranga.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Emiliano Çuko, 30 vjeç, banues në Lushnje.

Njoftimi i policisë:
“Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Emiliano Çuko, 30 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nga kontrolli personal i ushtruar i këtij shtetasi nga punonjësit e policisë kufitare, në xhepin e pantallonave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narotike si ajo e llojit Canabis Sattiva me peshe totale 50 gram”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here