Kapet 8 tonë marijuanë në Portin e Ankonës, vinte nga Shqipëria

1
Kliko per me shume info

8 tonë marijuanë që ishin nisur me traget nga Shqipëria janë kapur nga policia italiane në Portin e Ankonës, raporton “Venezia Today”.

Lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Mediat italiane raportojnë se droga kishte kaluar Portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.

Në operacion u përfshinë GDF-të e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Në orët në vijim priten detaje të reja nga operacioni, ndërsa mbetet ende e paqartë se nga cili port i Shqipërisë u nis lënda narkotike.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here