Kapen hajdutët e banesave në Dropull, arrestohen dy të rinj

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona pas denoncimeve të vazhdueshme të banorëve, por edhe deputetëve të zonës së Dropullit mbi vjedhjen e banesave. Policia bën me dije se kanë rënë në pranga shtetasit Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas të Mallakastrës.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në orët e para të mëngjesit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve E.G, E.V dhe J.B , banues në fshatin Bularat, Dropull.
Në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.
Policia vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdes në spitalin e burgut i dënuari me 22 vjet heqje lirie për vrasje

Një person i dënuar ka humbur sot jetën në spitalin e burgut ...