Kapen 10 kg drogë në Janinë, policia: Ishin fshehur në shkurre

Aktualitet

Policia greke ka sekuestruar rreth 10 kg marijuana në dy çanta me drogë në anë të rrugës Janinë-Kozani, në kilometrin e 30-të. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur nën disa shkurre.

Në çanta ndodheshin 9 pako me gjithsej 10 kg e 250 gr. marijuanë. Policia greke ka thënë se droga ishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur për t’u tërhequr nga trafikantë të tjera që më pas do e çonin në destinacion.

ME TE LEXUARAT