Kaos në Vitoria të Brazilit, bandat bëjnë ligjin, 87 të vdekur në tre ditë (Foto)

Qyteti i Vitorias në Brazil po kalon ditët e tmerrit. Për shkak të një greve të punonjësve të policisë, të cilët refuzojnë të dalin në punë, bandat kriminale po shkatërrojnë qytetin.
Plot 87 vrasje kane ndodhur vetëm gjatë tre ditëve të fundit.
1000 trupa ushtarake dhe 200 pjestarë të rojave kombëtare janë dislokuar në Espirito Santo pas vrasjeve dhe grabitjeve të shumta si pasojë e grevës së policisë. Ndërsa policët vazhdojnë grevën e tyre në lidhje me kërkesat për përmirësim të kushteve të punës dhe ngritje pagash, kriminelët e armatosur plaçkisin dyqanet, i vënë zjarrin autobusëve dhe nëpër rrugët e qytetit shihen trupat e personave të vrarë.
Thuhet se në morgun e qytetit nuk ka më vende për shkak të dhjetëra trupave të vdekur që kanë mbërritur aty. Protestat e qindra familjarëve dhe mbështetësve të oficerëve të policisë në shtetin bregdetar Espirito Santo kanë nxitur një valë të ashpër krimi duke sjellë mbylljen e shkollave, institucioneve shëndetësore, filialet e bankave si dhe qendrat tregtare në qytetin Vitoria .
Me kërkesë të qeverisë, trupat federale arritën në fillim të javës për të patrulluar rrugët e qytetit Vitoria. Mediat lokale raportojnë skena të tmerrshme nga i gjithë vendi ndërsa një banor i Vitorias tha se kriminelët qëllojnë këdo që kalon në një nga rrugët kryesore të qytetit. Protestat në mbështetje të forcave të policisë ne Espirito Santo kanë paralizuar shërbimin e policisë jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Deklarata/ “Nëse Rusia nis luftë në Ballkan, NATO nuk qëndron indiferente”

Ballkani Perëndimor ka për NATO-n një rëndësi strategjike. Përgjegjësi i rajonit në ...