Policia bën kallëzim penal për Lulzim Bashën, bëri thirrje për dhunë në protestë

Aktualitet

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht, Kryetarin e Partisë Demokrate, Lulzim Basha pasi një ditë më parë bëri thirrje publike për veprime të dhunshmë.

“"Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...

... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh...", ka thënë Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

''Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili parashikon "Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet".”

ME TE LEXUARAT