Julian Deda paralajmëron Veliajn për protestën e banorëve të Sharrëzës

Aktualitet

Julian Deda një ndër personave të shpallur si demokratë, këto ditë ka qenë shumë aktiv në protestat ndaj qeverisë.

Ai ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të postuar një mesazh paralajmërues për Erion Veliajn dhe Endri Fugën, pas incidentit të ndodhur në protestën e banorëve të Zharrëz që po zhvillohet në dyert e Ministrisë së Energjitikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i Julian Dedës

“Me vjen "keq", por kësaj radhe, makineria e fasadës në kryeministri dhe në bashkinë e Tiranës, nuk po funksionon, dështim.

Lali/Fuga janë të mërzitur, po rrafin njëri-tjetrin me shuplaka në vende të ndryshme të trupit, sepse u mor vesh se ata, që kundërshtuan kryetarin e opozitës kur u takua me banorët e Zharrëzës, ishin ca aktorucë të gënjyer me nga një sanduiç dhe disa komuniste të pandreqshëm të një organizate politike.

Kujdes Lali/Fuga, po ju paralajmëroj të mos guxoni të sillni ndonjërin nga këta andej nga çadra e opozitës dhe ti infiltroni si demokratë apo si njerëz në nevoje dhe pastaj të krijojnë probleme.

Mos guxoni ta bëni, sepse nuk mbajmë përgjegjësi. I njohim. Edhe po të mos njihen, duken rilindasit, zemrat e vogla komuniste.

ME TE LEXUARAT