Jozefina Topalli tregon sekretin: 4 deputetë socialistë më bënin poezi, m’i linin mbi tavolinë

Kliko per me shume info

Edhe pse njihet për drejtimin me dorë të hekurt të Parlamentit në tetë vite, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vjen me një rrëfim krejt ndryshe në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Ajo ka zgjedhur t’i kërkojë falje të gjithë atyre që mund të ketë ofenduar gjatë drejtimit të Kuvendit, ndërsa përjashton vetëm Taulant Ballën. “I kërkoj falje kë mund të kem ofenduar pa dashje, përveç Taulant Ballës. Ai nuk e meriton”.

Kliko per me shume info

Deputetja e PD-së i ka habitur të gjithë kur ka nxjerrë një sekret të vogël see katër deputetë
socialistë i kanë shkruar poezi dhe ja kanë lënë mbi tavolinë.

Ke bërë njeri të ndjehet keq në Parlament?
Jozena Topalli: Nëse e kam bërë i kërkoj ndjesë. Nëse e kam bërë do t’i kërkoja ndjesë.
E mban mend atë momentin me Taulant Ballën?
Jozena Topalli: Ai e meriton!
Nuk do t’i kërkoje ndjesë atij për atë situatë?
Jozena Topalli: Jo! Është i vetmi njeri që nuk i kërkoj ndjesë. Do t’i kërkoja ndjesë kujtdo tjetër, vetëm atij jo.
Ke qenë shumë e tensionuar dhe shumë e mërzitur kur ke thënë shprehjen me “zhele”.
Jozena Topalli: Pas 10 orësh, kishte seanca, si buxheti që fillonte në 10 të mëngjesit dhe mbaronte pas mesnate. Aty çfarë nuk dëgjoja dhe 12 orë seancë plenare edhe të rrëshqet ndonjë fjalë. Por ajo fjalë nuk fjalë e keqe në shkodrançen time, të tjerët ndoshta e kanë keqkuptuar.

Nga krahu tjetër, të kanë vlerësuar për të njëjtat motive, e ke ndjerë?
Jozena Topalli: Meqënëse ma kujtuat, pas vdekjes së Dritëro Agollit dhe unë shpreh ngushëllimet. Unë isha nënkryetare e Parlamentit dhe dikush bëri një poezi aty. Por jo vetëm Dritëro Agolli, por janë të paktën 3-4 deputetë të Partisë Socialiste që më bënin poezi dhe m’i linin mbi tavolinë. Ishin shumë njerëzorë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here