Joshnin vajzat për prostitucion në rrjetet sociale, gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka vendosur marrën e arrestit me burg për 4 nga taksistët e grupit kriminal që shfrytëzonte vajzat si prostituta dhe shpërndante drogë në kryeqytet.

Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë janë lënë në burg edhe dy tutoret e grupit dhe bashkëpunëtori i tyre pranë uniformave blu, polici Elton Shtërpi.

Kliko per me shume info

Gjatë një operacioni të koduar “Free Taxi”, Policia arrestoi 11 persona të këtij grupi kriminal.

LEXO EDHE:  Pas protestës në Kukës, një qytet tjetër ngrihet kundër Ramës

Shtetasit që do të qëndrojnë në burg deri në përfundimin e hetimeve: 

Fllanxe. A, Ambra.I dhe Mariglen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola, Albion Todri, Përparim Kola, Elton Shtërpi.

Ky grup kriminal përdorte rrjetet sociale për të joshur vajzat, duke u thënë se do të fitonin mbi 1 mijë euro në muaj.

Ana dhe Erisa ishin dy tutoret e grupit me emra të koduar që bënin postime në Facebook dhe në internet dhe u premtonin vajzave fitime mbi 1 mijë euro.

LEXO EDHE:  Sportiv mes pyllit, Meta jep një mesazh të rëndësishëm

Nëse vajzat pranonin, taksistët e këtij grupi i merrnin dhe i dërgonin në hotel dhe polici i arrestuar u siguronte klientë.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here