Ja cfarë po vuan ky njeri pas 50 operacioneve plastike

Ky është imazhi i ri i Rodrigo Alvesit pas 50 operacioneve plastike që ka realizuar. Ai duket se nuk do të ndalojë me kaq, edhe pse ka shpenzuar 370 000 paund britanikë dhe ka pranuar se ka probleme me frymëmarrjen.

33-vjeçari i tha një radioje braziliane se trupi nuk i përputhej me shpirtin, prandaj kishte vendosur të perfeksiononte imazhin tij me anë të ndërhyrjeve plastike. Rodrigo tha se kryerja e operacioneve plastike është “si një efekt domino”.

“Korrikun e kaluar riparova hundën me një pjesë kërci nga brinjët e mia,” tha ai. “Kjo ndihmoi, por unë ende nuk mund të marr frymë lirisht 100 për qind.”

I pyetur se përse vazhdonte ende me operacione kur ka edhe probleme shëndetësore, Rodrigo u përgjigj shkurt: “Për të riparuar. Kam kaluar tetë operacione për hundën, dhe është si një efekt domino.”

Megjithatë, ai thotë se është i kënaqur me mënyrën si duket tani.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Një lutje për jetë, 25-vjeçari ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për operacionin e kushtueshëm

Një djalë 25-vjeçar i quajtur Haki Shehu ka nevojë për ndihmën e ...