Cmimi surprizë, Italia i bën trajnerit të Shqipërisë De Biasi, nderimin më të lartë

44
Kliko per me shume info

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi u vlerësua nga shteti italian me “Urdhrin e Yllit të Italisë”. Në prani të shumë personaliteteve dhe diplomatëve, cmimi iu dorëzua De Biasit nëpërmjet ambasadorit të Italisë në Tiranë, Alberto Kutilo.

“Nuk është trajneri ai që bën golat, por De Biazi arriti para nesh, para politikës, që të çojë Shqipërinë në Paris në Europianin e futbollit, ku Shqipëria dha një demonstrim fantastik të aftësive të saj jo vetëm në futboll. Do të mjaftonte ky i fundit për të justifikuar çmimin mëse të merituar”, tha ambasadori italian.

Kliko per me shume info

De Biasi në fjalën falenderuese për këtë vlerësim nuk i fshehu emocionet: “Jam i lumtur dhe i emocionuar sepse titulli kavalier nuk është i lehtë të mbahet, aq më tepër që jep përshtypjen e një të moshuari. Por, jam krenar, pasi përfaqëson një urë mes dy kombeve, që, sipas meje, janë pranë. Kemi në mes një det që na ndan, por një det që kalohet lehtësisht, kemi mentalitete që ngjasojnë dhe uroj që raportet të jenë gjithmonë bashkëpunues”.

Po kaq entuziast dhe vlerësues për trajnerin e përfaqësueses sonë është shprehur në fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama. “Kur Konte la kombëtaren e Italisë, pata frikë edhe pse doja si tifoz që ai të zëvendësohej nga dikush me nivel, kisha frikë se ai dikush mund të ishte De Biazi. Më pas, gjërat shkuan sipas rrjedhës dhe unë jam i lumtur që kemi një trajner më të mirë se kombëtarja e Italisë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, dëshirën e kryeministrit që De Biazi të vazhdojë ende në pankinën e Shqipërisë edhe në Europianin e ardhshëm e frenon presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka: “Kryeministri di shumë më mirë punët e politikës”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here