Itali, nëna shqiptare qëllon me thikë djalin 7 vjeçar më pas vetëvritet

Një nënë shqiptare qëlloi me thikë djalin e saj 7 vjeçar. Më pas ajo ka kryer vetëvrasje duke u hedhur me shpejtësi nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë rreth orës 10 të ditës së sotme (12 shkurt). Viktima është 35-vjeçarja, Elida Zero.

Kliko per me shume info

Fëmija mbërriti në spitalin e fëmijëve “Regina Margherita” me plagë të shumta në gjoks dhe në bark si dhe me lëndime në dorë, shenjë kjo se është përpjekur të mbrojë veten.

LEXO EDHE:  Opozita braktis seancën, Basha: Kthyet Saimir Tahirin në Kuvend, kuksianët në burg

Sipas ANSA, fëmija ndodhet në sallën e operacioni dhe nuk jeta e tij nuk është e rrezikuar pavarësisht plagëve të rënda. Në kohën e tragjedisë, në familje nuk ka qenë djali tjetër i saj si dhe ish-burri.

Fqinjët e viktimës, gruaja shqiptare ishte në prag të divorcit me bashkëshortin italian. Thuhet se 35-vjeçarja vuante nga depresioni kohët e fundit dhe ishte ndjekur nga qendra sociale të posaçme. Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here