Ish- polici zbuloi grupin, policia ka gati “shpërblimin” për të

Disa ditë pas kapjes së autorëve të grabitjes në Rinas, prokuroria pohoi se procedura e dhënies së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë për Fatjon Xhyliun është çështje kohe, raporton “Panorama”.

Burime të konfirmuara nga grupi i hetimit thanë se 33-vjeçari nga Lushnja ka dhënë deklarime që kanë zbardhur aktivitetin e grupit kriminal dhe anëtarët që bënin pjesë në këtë “skuadër” grabitjesh.

“Për këtë arsye, në vlerësim të ndihmës që ka dhënë në zbulimin e autorëve dhe në gjetjen e provave në lidhje me autorët e grabitjeve, edhe në zbatim të dispozitave ligjore, është çështje kohe nisja e procedurave për t’i dhënë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë shtetasit Fatjon Xhyliu”, thanë burimet e Prokurorisë.

Sipas tyre, deklarimet e dhëna nga i riu nga Lushnja janë bërë shkak për zbulimin e provave dhe të autorëve jo vetëm për grabitjen e ndodhur në Rinas, më 9 shkurt, por dhe për vjedhjen me armë të ndodhur më 3 dhjetor 2015.

Fatjon Xhyliu u shoqërua një ditë pas ngjarjes dhe u mbajt në polici që prej datës 10 shkurt 2017. Ai pranoi të jepte deklarime vetëm dy ditë më parë, pasi u përball me provat kundër tij.

“Ndihem i penduar për veprimet që kam bërë”, u mësua të jetë shprehur vetë i arrestuari. Mbrojtësi ligjor i zgjedhur i Xhyliut, avokati Arben Peci, i ka kërkuar gjyqtares së gatshme, Fida Osmani, të deklarojë të paligjshëm arrestimin e klientit të tij. Sipas avokatit, Xhyliut i është privuar liria pa një vendim gjyqësor, tej afateve të parashikuara në ligj.

Po ashtu, ai ka pretenduar se nuk është lejuar të kontaktojë klientin. Sipas burimeve, në seancën pasardhëse edhe i arrestuari Memlika ka mbajtur qëndrim pohues në lidhje me grabitjet ku dyshohet të ketë marrë pjesë. Ish-komandoja u përfaqësua nga një mbrojtës kryesisht.

Nga ana tjetër, prokurorët Olsi Dado dhe Ervin Karanxha e kanë bazuar kërkesën e tyre për “arrest në burg” në një sërë provash që, sipas tyre, provojnë përfshirjen e të arrestuarve në grabitje dhe rolet e tyre përkatëse.

Sipas burimeve, provat e prezantuara kanë qenë më së shumti në lidhje me pjesëmarrjen e Xhyliut dhe Memlikës në grabitjen e një vlere të madhe monetare në dhjetor të vitit 2015, po në rrugën e Rinasit. Përveç interesimit të lartë të medias, në sallën e gjyqit dhe pranë ambienteve të gjykatës u vu re mungesa e familjarëve të tyre.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i Xhyliut ritheksoi shkeljen e të drejtave të klientit të tij. “Të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të dyshuarit janë mohuar që nga momenti i parë i arrestimit të tij”, tha avokati Peci./Panorama

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘’FOREST’’, sekuestrohet gomonia me 900 kg kanabis në Vlorë, pranga 6 personave

Policia kufitare e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “FOREST”, duke sekuestruar ...