iPhone 8, telefoni më i shtrenjtë në histori

Teknologji

iPhone i ardhshëm do të jetë më i shtrenjti që kemi parë ndonjëherë deri më sot. Prej kohësh ne i kemi mbajtur sytë në modelin që shënjon përvjetorin e dhjetë të Mollës së kafshuar, një moment i rëndësishëm dhe kjo është një arsye që ligjsëron pritjen e etshme. Por kjo pritje pohuan analistët për portalin techSot.al, do të kushtojë.

Sipas një burimi të cituar nga Fast Company, cmimi i telefonit tjetër të Apple do të fluturojë mbi një mijë euro. Një fakt që, të jemi të sinqertë, nuk është befasi. Tashmë modeli aktual iPhone 7 Plus, modeli me ekran më të madh dhe dy kamera, fillon cmimi nga 939 euro dhe arrin 1.159, dhe është evidenti që modeli pasardhës do ta tejkalojë këtë shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mesin e indicieve kryesore për rritjen e çmimit është sigurisht cështja e ekranit që do të jetë një OLED, teknologjia që na mundëson një definicion më të qartë, kontrast të lartë dhe thellësinë e të zezës ndryshe nga LCD.

TechSot ka mësuar se modeli i ri i iPhone do të jetë edhe një kursimtar i konsiderueshëm i energjisë elektrike. Ndërkohë OLED mundëson dhe larjen e pajisjes, një fiksim për Apple që nga iPhone të parë, por problemi është se ajo kushton dy herë më LCD dhe ja se si çmimi fluturon përtej imagjinatës.

OLED nuk është i vetmi tipar interesant i këtij modeli iPhone 8 apo iPhone X, sic shumë kujdesen ta quajnë atë, duke iu referuar përvjetorin e dhjetë të Apple. Mes thashethemeve të fundit të zbuluara është prania e fokus stacking, një teknikë të importuar e fotografisë që merr fotot e të njëjtit subjekt por nga plane të ndryshme fokale.

ME TE LEXUARAT