Gënjeu se është invalide, gruaja fitoi 500 mijë USD, por e pësoi keq (Video)

Soft

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, kështu e pësoi dhe gruaja e cila gënjeu për të fituar para. Maribel Milligan, 53 vjeç, nga Durham i Anglisë, u burgos me tre vite pasi fitoi plot 539 mijë dollarë asistencë në një periudhë 11 vjeçare. Milligan, e cila përfitonte nga 7 burime asistence të ndryshme, u kap në një video teksa çohej në këmbë duke kërcyer dhe duke i lëvizur të dyja krahët në mënyrë perfekte. Ajo kishte deklaruar tek Departamenti i Punës dhe Pensioneve se ishte e paralizuar nga ana e majtë e trupit të saj.

Grua përfitoi 500 mijë dollarë duke u hequr si invalide në karrige me rrota, por për fat të keq u kap duke kërcyer këngën “Bad” të Michael Jackson pavarësisht se thoshte se nuk mund të lëvizte krahët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë dhënies së dënimit të saj, gjyqtari i tha: “Të pamë duke duartrokitur dhe kërcitur gishtat nën ritmet e muzikës, pavarësisht se hiqeshe sikur krahët e tu nuk funksiononin”. Përveç kësaj Milligan u pa edhe duke kërcyer në një dasmë sëbashku me partnerin e saj.

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2017/02/03/2014497026668346652/1024x576_MP4_2014497026668346652.mp4

ME TE LEXUARAT