Kjo është veçoria e Instagram që fundosi aplikacionin Snapchat

Snapchat po e shijonte një epokë të artë më 2016, por me lansimin e Storjeve në Instagram, aplikacioni pësoi rënie masive në mënyrën e sa shpejtë ishte duke u rritur, thuhet sipas statistikave nga IPO.
Këto statistika janë në përputhje të plotë me analistë të shumtë dhe menaxherë të talentuar të rrjeteve sociale, të cilët panë një rënie të përdorimit të Snapchat pasi u lansuan Instagram Stories.

Edhe pse askush nuk është i sigurt se Storjet në Instagram shkaktuan direkt këtë rënie, ngritja e shpejtë e Snapchat dhe rënia e menjëhershme pas lansimit të kësaj veçorie në Instagram tregon shumë, shkruan Express.

Kliko per me shume info

Në tremujorin e parë të vitit 2016, Snapchat kishte 122 milionë përdorues aktiv në ditë. Në tremujorin e dytë Snapchat pa një rritje edhe më të shpejtë, duke arritur 143 milionë përdorues në ditë.

Por më 2 gusht, rivali Instagram lëshoi klonin e Storjeve në Snapchat dhe kështu 300 milionë njerëz në ditë filluan ta përdornin Instagramin. Nga tetori, vetëm veçoria Storjet në Instagram kishte 100 milionë përdores të vet.

Kështu, rastësisht, Snapchat u ngadalësua, duke pasur përqindjen më të ulët të rritjes prej lansimit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here