I njoftojnë transferimin, infermierja e QSUT tenton vetëhelmimin me mbidozë

Aktualitet

Lajmerimi për transferim në një sektor paralel brenda QSUT besohet se ka shkaktuar tentativë vetëvrasjeje të një infermiereje.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës së Kirurgjisë, Myzafer Kaçaj, thotë se transferimet janë normale e nuk cënojne vendin e punës, ndërsa aktualisht infermierja ndodhet e intubuar jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Infermierja e stafit të Urgjencës së Kirurgjisë ka tentuar vetëvrasjen 2 ditë më parë. Shkak për këtë është njoftimi për një lëvizje paralele në sektorin e djegie-plastikës.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës së Kirurgjisë, Myzafer Kaçaj, sqaron se ende nuk dihen motivet e qarta të këtij akti, ndërsa infermierja aktualisht është e intubuar.

Kaçaj beri me dije se prej disda muajsh po bëhen lëvizje paralele të stafit të QSUT, por pa cënuar vendin e punës së askujt. Infermierja A.P, 38-vjeç shërbente në këtë sektor prej disa vitesh.

ME TE LEXUARAT