Skandal! Ilaçet e skaduara groposen në shtratin e lumit në Dajt

Grupi i xhirimit të emisionit “STOP” ka udhëtuar drejt Zall – Bastarit, pasi banorët e kësaj zone kanë sinjalizuar se dy ditë më parë, më shumë se tre kamionë kanë ardhur dhe kanë shkarkuar ilaçe të skaduara pikërisht në shtratin e lumit të Zall – Bastarit, i cili derdhet në liqenin e Bovillës.

Pamjet pasin vetë, sesi në këtë territor janë depozituar arka të tëra me ilaçe të skaduara.

 

Vetë gazetarja e “STOP” demonstron para kamerës kutitë e groposura me ilaçe, ku në vetëm pak minuta ka gërmuar dhe ka nxjerrë me qindra ilaçe të tilla. Problemi nuk qëndron pse këto ilaçe janë groposur, por vendi që kanë zgjedhur është i gabuar, pasi ato mund t’i tërheqë rrjedha e lumit sidomos në ditët me shi dhe i çon direkt në liqenin e Bovillës, uji i së cilit furnizon çezmat në shtëpitë e gjithësecilit prej nesh.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...