Gjendet i pajetë në autostradën Tiranë- Durrës, identifikohet viktima

Policia ka mundur të identifikojë trupin e pajetë të gjetur në autostradën Tiranë –Durrës mbrëmjen e djeshme, 12 shkurt. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Elez Kazaj 59 vjeç nga Saranda.
Sipas policisë dyshohet se personi, është përplasur për vdekje nga ndonjë automjet, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes”
Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi e personit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sherr për një vajzë, shqiptarët i presin fytin rivalit

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se mbrëmjen e së ...