I hoqën vizën, Gjyqtari sulmon Donald Lu: S’ka më hidhu-pirdhu, i duhet vënë festja

Kliko per me shume info

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk është zyrtari i vetëm nga rradhët e drejtësisë që ka shpërthyer sot në akuza ndaj ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, i cili e pohon edhe vetë që është një prej anëtarëve të sistemit të drejtësisë të cilëve iu është revokuar viza amerikane, ka shpërthyer sot në rrjetin social “Facebook” kundër Donald Lu.

Gjatë një replike me gazetarin Artan Hoxha lidhur me përplasjen Llalla-Lu, gjyqtari Lazaj shkruan: “Artan, e thënë në këto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme. Pse pikërisht sot, që shkroi shqetësimin Prokurori, apo e ka kapur zakoni shqiptar.

Kliko per me shume info

Ka ardhur momenti që boll më me misticizma e hidhu pirdhu, po çdo njeriu duhet t’i vihet festja, nga më i madhi e deri më i vogli, vendas apo i huaj. Ky misticitet në revokimin e vizave nuk më pëlqen fare. Kontrolli bëhet në momentin e dhënies së vizës e mandej po shkel rregullat e atij vendi apo përbën rrezik për atë vend mund të revokohet.

Secilit që iu është revokuar duhet t’i jepet një qëndrim personal e jo kështu në përgjithësi “kemi informacion”. Besoj nuk janë ISIS të refuzuarit, por njerëz të nderuar të këtij kombi që me të mirat e të këqiat kanë dhënë kontribute më shumë se çdo politikan në jetë. Kështu mbeten të pabesueshëm.

Kjo nuk do të thotë që veprimet e nxituara të ambasadorit më kanë shuajtur dashurinë për USA, përkundrazi ma ndezën më tepër”, – shkruan Lazaj.
Reagimi i tij ndaj ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu është i dyti më i ashpër që vjen nga rradhët e sistemit të drejtësisë, pas atij të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.balkanweb

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here