I djegin makinën, zbulohet shkaku i veprimit mizor ndaj mjekut radiolog në Vlorë

31
Kliko per me shume info

Mëngjesin e sotëm u raportua një ngjarje e rëndë në qytetin e Vlorës, ku makina e mjekut radiolog të spitalit në qytetin e Vlorës, Egli Veliu ishte djegur.

Dy ditë më parë ai denoncoi mosfunksionimin e aparaturës së mamografisë në Poliklinikën e qytetit të Vlorës, në emisionin investigatv Stop, por sot kur u zgjua si çdo ditë gjeti makinën e tij të djegur.
Egli Veliu e kishte parkuar si çdo mbrëmje makinën e tij tip “Opel Vectra” me targë AA 851 JN para shtëpisë në rrugën ‘Merjeme Gjomemo’ në lagjen “15 Tertori” të Vlorës, ndërsa gjatë orës 02:15 dyshon se i kanë vënë zjarr të qëllimshëm.
Sakaq, Policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here