I dënuar për vrasje, kapet me 700 mijë euro 42 vjeçari shqiptar (Video)

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, i implikuar në trafik droge. Sipas mediave italiane, shtetasi shqiptar, 42 vjeç, ka qenë në kërkim për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 1997.
Ai ishte dënuar nga gjykata me 12 vite burg për vrasjen në vitin 1997 në Sesto San Giovanni, ndërsa u kishte shpëtuar prangave prej shumë vitesh, por u arrestua gjatë një kontrolli dhe u zbulua, pasi kishte dokumente të falsifikuara.
Sikur të mos mjaftonte dënimi për vrasje, shqiptarit iu zbuluan dhe sekuestruan 2.5 kg kokainë dhe lëndë të tjera narkotike me vlerë 700 mijë euro.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dosja që “preu kokat” e dy prokurorëve, ja si ndodhi vrasja e trefishtë në Vlorë

Gjykata e Larte la ne fuqi denimet e dhena nga Apeli i ...